Telegrafi

Thënia e famshme e Enver Hoxhës, po përdoret për të shitur patate të fërguara (Foto)

Një dyqan në Dhërmi, e ka vendosur reklamën e pazakontë ku shihet portreti i Enver Hoxhës dhe një nga thënjet e tij të famshme.

Gjatë kohës së krizës ekonomike, diktatori kishte thënë se: “Patatja është edhe bukë edhe gjellë”.

Pikërisht kjo frazë është përdorur në reklamë, ku ofrohen patatet e fërguara që kushtojnë nga 200 deri në 500 lekë për një kon, transmeton Telegrafi.

Madje, aty shihet edhe portreti i njeriut që udhëhoqi me Shqipërinë për 50 vjet, teksa mban një patate në dorë. /Telegrafi/