Site icon Telegrafi

Thëngjilli nuk është i lirë në Kosovë (Video)

KOSID-i, një konsorcium i organizatave joqeveritare në Kosovë, është duke lansuar një seri të reklamave, për të zbuluar koston që do ta përballojnë qytetarët e këtij vendi të varfër, nëse projekti shkon para: 100 milionë euro në vit nga xhepat e tyre. Në mes të çmimit monetar dhe jetëve të humbura, reklama shtron pyetjen: a e vlen këtë kosto termocentrali?

Kjo nuk është hera e parë KOSID-i ka ngritur zërin në lidhje me këtë termocentral vdekjeprurës dhe të shtrenjtë. Si reagim ndaj mosrespektimit total për shëndetin dhe mirëqenien e tyre, ata filluan vitin e kaluar një seri reklamash evokuese që shpërfaqin rreziqet për shëndet. Por, thirrjet e tyre hasën në vesh të shurdhër, thuhet në artikull, transmeton Telegrafi.

Ndoshta fakti më zhgënjyese është se as Banka Botërore dhe as Qeveria amerikane nuk janë të interesuara për energji të pastër në Kosovë dhe se sa më superiore janë këto opsione për këtë shtet të ri. Ish-shefi i Bankës për energji të pastër, Dr Daniel Kammen, ka publikuar një studim që tregon se energjia e pastër mund furnizojë Kosovën, duke e bërë këtë më lirë se me thëngjill e duke gjeneruar në të njëjtën kohë më shumë vende pune.

Është koha që Banka Botërore dhe Departamenti amerikan i Shtetit të marrin parasysh kërkesat në rritje nga organizatat lokale në Kosovë, për të çuar vendin në shekullin e XXI, duke përqafuar teknologjinë e pastër të energjisë. Kjo mund të shpëtojë jetë, duke furnizuar Kosovën pa ndotje dhe pa çmimin e lartë që ndërlidhet me thëngjillin.

Ashtu siç konkludon reklama e re e KOSID-it: “Zgjidhja nuk është për të shfrytëzuar më shumë, por për të humbur më pak”. Është koha që Banka Botërore ta mësojë këtë. Është koha të ndalemi së shpenzuari paratë në termocentralet që vrasin njerëz, kur kemi opsione më të lira e më të bollshme të energjisë së pastër. /Telegrafi/ 

Exit mobile version