Themeluesit e OBRM-PDUKM-së të udhëhequr nga Lubço Georgievski, Gojko Jakovlleski, Dimitar Dimitrov, Lube Boshkovski, Goran Rafajllovskli, Gjullistana Markovska, Lupço Ballkovski … sot përmes një letre për publik i bënë thirrje qytetarëve të Maqedonisë të dalin në referendumin e 30 shtatorit dhe të votojnë “për”.
“Marrëveshjet me Bullgarinë dhe me Greqinë për Maqedoninë janë të rëndësishme për promovimin si fqinj i barabartë dhe anëtare e NATO-s dhe BE-së, me identitet të pranuar maqedonas rajonal dhe ndërkombëtar. Ata janë tëlidhura me pajtimin rajonal dhe kombëtar, hapësirë të sigurt për investime, për bashkëpunim dhe komunikimi. Me ato marrëveshje, Maqedonia nga lëndë e manipulimeve, ngritet si promotor i vlerave të larta evropiane. Ekspertët ndërkombëtar dhe politikën e theksojnë si shembull për zgjidhjen e kontesteve mes shteteve”, thuhet në njoftimin e themeluesve të OBRM-PDUKM-së.
Sipas tyre, anëtarësimi dhe akti i shprehjes në pyetje ‘A jeni për hyrje në NATO dhe BE me pranim të marrëveshjes me Greqinë’, në referendum, që do të mbahet më 30 shtator të këtij viti, është vazhdim direkt dhe i natyrshëm i referendumit të parë të 8 shtatorit të vitit 1991.
“Me këtë mbarohet etablimi final ndërkombëtar i atdheut tonë, Repiblika e Maqedonisë”, thonë themeluesit e partisë më të madhe opozitare maqedonase në Maqedoni.
Ata në kumtesë theksojnë se janë të vetëdijshëm për rëndësinë historike për pranimin e marrëveshjes me Greqinë, posaçërisht në këto momente kur jemi, siç thonë ata, udhëkryqin ku gjendemi. Ata potencojnë se ëndrra e vendit tonë, që nga mëngjesi i parë është Maqedoni e pavarur dhe anëtarësim në NATO dhe BE./Telegrafi/