Dy njerëzit që e kanë krijuar aplikacionin e famshëm Instagram, Kevin Systrom dhe Mike Krieger së fundmi kanë njoftuar se e kanë nisur shërbimin Rt.live, i cili synon ta ndjek në çdo hap përhapjen e virusit, pothuajse në kohë reale.
Ky është produkti i parë që dy themeluesit e Instagram kanë krijuar pas largimit nga Facebook, të cilës ia kanë shitur rrjetin social Instagram.
Rt do ta ndjek drejtpërdrejt numrin mesatar të njerëzve të prekur me virus nga një i infektuar. Nëse mesatarja del më e madhe se numri 1, kjo i bie që virusi ende është duke u përhapur me hapa të shpejtë, ndërsa nëse ky numër është më i vogël se 1, atëherë kjo nënkupton që virusi është në rënie e sipër.
Psh Rt.live tregon se Georgia ka mesataren më të lartë të përhapjes me virus me 1.5, ndërsa Nju Jorku është në rënie me 0.54.
Në aplikacion, ju mund të vendosni filtra për ta parë secilin shtet se si është duke u përballur me COVID-19.