Site icon Telegrafi

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange lejohet të apelojë ekstradimin në SHBA

Themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, i është dhënë leja për të apeluar ekstradimin e tij në SHBA.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Gjykata e Lartë e Britanisë vendosi të hënën se ai mund ta çojë çështjen e tij në Gjykatën e Lartë të Mbretërisë së Bashkuar.

Vendimi është hapi i fundit në betejën e gjatë të Assange për të shmangur dërgimin në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuzat për spiunazh lidhur me publikimin e dokumenteve të klasifikuara nga WikiLeaks më shumë se një dekadë më parë.

Pak më shumë se një vit më parë, një gjykatës i gjykatës së qarkut në Londër refuzoi një kërkesë të SHBA-së për ekstradim me arsyetimin se Assange kishte gjasa të vriste veten nëse mbahej në kushte të rënda burgu në SHBA.

Autoritetet amerikane më vonë dhanë garanci se themeluesi i WikiLeaks nuk do të përballej me kushtet e rënda kufizuese që avokatët e tij thanë se do të rrezikonin shëndetin e tij fizik dhe mendor. /Telegrafi/

Exit mobile version