Në një intervistë të këtyre ditëve në Daily Beat, Wozniak ka thënë se iPhone është telefoni i parë në treg, mirëpo që ai do të dëshironte që Apple t’i kishte të gjitha ato mundësi që i ofron Android.
Përveç iPhone-it, Steve posedon edhe një Motorola Droid Razr si dhe një Samsung Galaxy Nexus, i cili i është dhënë atij para lansimit zyrtar në treg.
Mes tjerash, Steve beson se navigimi dhe komandat e zërit në Android punojnë më mirë sesa në iPhone. / Telegrafi /