Telegrafi

Themeluesi i Android merr 300 milionë dollarë për zhvillimin e telefonit të ri

Essential është kompania startuese prapa Essential PH-1, dhe raundi i fundit i financimit ka shtuar 300 milionë dollarë në llogarinë e tyre bankare.

Essential erdhi në jetë nga inkubatori i teknologjisë Playground Global. Rubin e themeloi atë pas largimit nga kryesimi i Android në Google. Tani ai bashkohet me tregun e telefonave të mençur tashmë të mbushur me telefonin e tij, Essential PH-1.

Rubin gjithashtu kontaktoi SoftBank Group për të përfshirë kompaninë e tij në fondin e teknologjisë prej 100 miliardë dollarësh, por marrëveshja nuk u arrit.

Me nxitjen më të fundit financiare Essential duhet të ketë një lehtësim të madh në shpërndarjen e Essential PH-1 në treg.