Telegrafi

Themeluesi i Alibabas, Jack Ma me xhaketë femrash në forumin e Davosit (Foto)

Për të luftuar të ftohtin, themeluesi i Alibabas, Jack Ma solli një prej artikujve të veshjeve të preferuara në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Ma e kishte veshur këtë xhaketë në shumë raste, duke përfshirë takimin me Presidentin e SHBA-ve, Donald Tramp.

Zgjedhja e njërit prej njerëzve më të pasur në planet të prodhuesit kanadez të tekstilit Montebelo, e cila xhaketë kushtoi 634 dollarë.

Gazetarët kinezë që publikuan këtë informacion janë të bindur se ajo ka të bëjë me modelin femëror, sepse ngjyra e gjelbër e errët është varianti femëror i kësaj xhakete.

Theksohet se nuk ka asnjë arsye të veçantë pse burrat nuk duhet të veshin modele të grave apo anasjelltas, duke pasur parasysh se një numër i madh i shtëpive të modës, avokojnë bërjen e rrobave pa referenca seksuale.

Canada Goose ka zbuluar se deri në marsin e viti të kaluar aksionet e kompanisë janë rritur më shumë se 150 për qind. Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara janë dy nga tregjet e tyre më të mëdha, që përbëjnë 70 për qind të shitjeve vjetore dhe xhaketat e tyre i mbajnë disa nga personalitetet më të famshme botërore.

Kujtojmë se pasuria e 53-vjeçarit Ma kap shifrat prej 41.3 milionë dollarë. /Telegrafi/