Në konferencë për shtyp, përfaqësuesit e BFI-së reaguan ndaj themelimit të Bashkësisë Fetare Islame Selafiste.
Sipas tyre, themelimi i kësaj bashkësie fetare që mban vulën e gjykatëses Suzana Donçevska është akt i tuprshëm dhe i dëmshëm për unitetin e myslimanëve në RMV.
“Aktin e gjykatëses Donçevska e llogarisim tendencioz dhe me këtë akt, ajo ka shkelur jo vetëm ligjin për pozitën juridike të kishës, bashkësive fetare dhe grupeve religjioze, por ka shkelur edhe praktikën juridike që për çdo themelim të bashkësive fetare mendim duhet të japin 5 bashkësitë kushtetutare të MV. Ligji nuk lejon regjistrimin e dy bashkësive fetare që mbajnë të njëjtin emër, kanë të njëjtat burime e mësime dhe kryejnë të njëjtat praktika fetare”, thonë nga BFI.
Ata shtojnë se kanë njoftuar të gjitha instancat shtetërore duke filluar nga presidentii vendit, kryetari i Kuvendit, kryeministri dhe faktorin ndërkombëtar.
“Apelojmë te të gjithë besimtarët tanë në RMV dhe bashkatdhetarët tanë në Evropë e gjetiu, mos të bien në grackën dhe kthetrat e bashkësisë së themeluar nga Donçevska dhe me bindje të paluhatshme u tregojmë se kjo bashkësi është pjellë e strukturave dashakeqe në vend për ta dëmtuar thellë unitetin e muslimanëve të Maqedonisë së Veriut dhe Bashkësinë Fetare Islame në veçanti”, thonë nga BFI./Telegrafi/