Telegrafi

Themelohet Muzeu i Alfabetit

Ndërsa sekretariati për implementimin e marrëveshjes së Ohrit në bashkëpunim me lëvizjen qytetare ‘Zgjohu’ dhe Shoqatën e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, do të organizojnë një tribune shkencore. Manifestime për nder të kësaj dite do të mbahen edhe në Manastir.

“Janë dy lokale në përdhes të cilat janë privatizuar ndoshta në mënyrë të paligjshme, mirëpo ne si qeveri kemi qëndrim që ato lokale të zëvendësohen ose të kompensohen në ndonjë vend tjetër dhe procedurat tani janë duke rrjedhur. Por pa marrë parasysh çështjet pronësore juridike me këto dy lokale ne do të miratojmë vendim për themelimin e Muzeut të Alfabetit në Manastir dhe ai do të fillojë të funksionojë me dy katet të cilët gjinden në atë objekt. Në buxhetin për vitin e ardhshëm kemi ndarë edhe mjete financiare për punësimin e katër punonjësve të cilët së bashku me drejtorin do të jenë të punësuar në Muzeun e Alfabetit në Manastir”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi. /INA/