Site icon Telegrafi

Themelohet Komisioni për hartimin e Projektligjit për Qeverinë

Qeveria e Kosovës sot mori vendim për themelimin e Komisionit për hartimin e Projektligjit për Qeverinë, me të cilin u tha se do t’i dërgohet një porosi e mirë te BE-ja, se gjendja e qeverisë dhe mënyra e ndërtimit të qeverisë nuk është eksperiment i pakufi.

Duke e vlerësuar të rëndësishëm miratimin e këtij projektligji, kryeministri Ramush Haradinaj, tha se në një të ardhme të caktuar ‘dëshirojmë të jemi të definuar se çka është qeveria dhe të jemi një shembull i mirë i qeverisjes dhe i qeverive.

Po ashtu, kryeministri tha se në një moment të duhur qeveria do ta kalojë këtë ligj në Parlament, në mënyrë që në të ardhmen kur formohet qeveria, të ketë një kornizë të qartë ligjore për qeverinë, e cila i jep legjitimitet vendimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version