Site icon Telegrafi

Themelimi i ushtrisë, brenda këtij viti

Derisa sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolenberg, thotë se për formimin e Ushtrisë së Kosovës duhet të vendosin vetë kosovarët, bërja e vendit me ushtri po shihet ende si mundësi e largët.

Stolenberg ka theksuar se NATO-ja nuk ka kompetencë për themelimin e ushtrisë kosovare, sepse kjo iu takon autoriteteve në Prishtinë.

Në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) ndërkaq besojnë se viti 2017 do të jetë viti i formimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Ne besojmë dhe shpresojmë që përfundimisht viti 2017 do të jetë viti kur Kosova do të  bëhet me forca të armatosura, duke e realizuar kështu një dëshirë të kamotshme jo vetëm të MFSK-së, pjesëtarëve të FSK-së, por edhe të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Remzie Zeqiraj, oficere për marrëdhënie me publikun në MFSK.

Sipas saj, MFSK-ja dhe FSK-ja janë të gatshme për të marrë mision dhe detyra të reja.

“Ne kemi kryer punën tonë dhe po vazhdojmë të punojmë më tutje sipas misionit aktual. FSK-ja është aktive në ruajtjen e kapaciteteve ekzistuese dhe e gatshme për marrjen e detyrave të reja që i janë paraparë misionit të FAK-ut”, ka përfunduar ajo. /Zëri/

Exit mobile version