Një tragjedi ka ndodhur ditën e djeshme në Durrës, ku një fëmijë 4 vjeç është mbytur në det.
Sipas burimeve paraprake, fëmija i identifikuar me inicialet E. B. ishte në plazh me të afërmit e saj.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, kur vogëlushja M.B. është futur në ujë së bashku me të afërmen e saj, I.H. 18 vjeçe por nuk kanë dale më.
Policia thotë se është gjetur trupi i vogëlushes, ndërsa vazhdojnë kërkimet për 18¬ vjeçaren, përcjell Tema.
Njoftimi i policisë:
Më datë 03.09.2016, rreth orës 19:10 shtetasi M.H. 56 vjeç ka njoftuar Stacionin e Policisë Plazh, pasi nuk po gjente mbesat e tij 4 dhe 18 vjeçare, të cilat ishin futur në det për tu larë.
Shtetasi i mësipërm kishte ardhur me pushime në Plazhin e Durrësit bashkë me familjarët e tij.
Menjëherë Policia e Durrësit ka nisur kërkimet dhe rreth orës 20:05, në vijën bregdetare, u gjet vajza e mitur me iniciale E.B. 4 vjeçe, e cila ishte mbytur.
Vijojnë nesër kërkimet për gjetjen e shtetases I.H. 18 vjeçe.
Trupi i pajetë i 4-vjeçares është dërguar në morgun e qytetit të Durrësit, ndërsa kërkimet për 18-vjeçaren dje kanë përfunduar për shkak të errësirës për të rifilluar sot.
56-vjeçari që lajmëroi policinë kishte ardhur me pushime në plazhin e Durrësit me familjarët e tij, 4-vjeçarja është vajza e djalit të tij, ndërsa 18-vjeçarja e zhdukur është vajza e vëllait.