Telegrafi

Thellohet skandali në strehimoren e Shkupit, edhe dy të mitura kanë ngelur shtatëzëne

Pasi në opinion doli informacioni se një 13-vjeçare kishte ngele e përdhunuar në strehimoren ”25 maji” në Shkup, ”Nezavisen Vesnik” shkruan se skandali në këtë strehimore është më i thellë!

Sipas kësaj gazete, edhe dy të mitura kanë ngelur shtatëzënë. Njëra ka ndërprerë shtatëzaninë kurse vajza tjetër ka insistuar ta mbajë fëmijën, jo ta abortojë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nuk bëhet e ditur se a janë shtatëzën nga përdhunimi i të punësuarve apo nga ndonjë mundësi tjetër.

Rasti i parë, e vajzës 13 vjeçare u kuptua pasi ajo abortoi. Analizat e gjakut te kjo vajzë kanë treguar se në gjakun e sajë është gjetur përmbajtje droge. /Telegrafi/