Telegrafi

Thellohet rënia e investimeve në Shqipëri

Fondi parashikon se rënia e investimeve do të thellohet edhe më gjatë vitit 2010, ku vlerësohet se norma e investimeve ndaj GDP të arrijë pikën më të ulët që nga viti 2003.

Por nëse gjatë vitit të kaluar rënia e investimeve private u kompesua nga rritja e investimeve publike të qeverisë, këtë vit kjo duket me e veshtire.

Në dy vitet e fundit 2008-2009, investimet publike arritën rekordin respektivisht 8.6 dhe 8.3 për qind e produktit të brendshëm, ku qeveria i siguroi parate duket rritur borxhin publik.

Por rënia e të ardhurave e ka detyruar qeverinë që këtë vit të tërhiqet duke i ulur investimet në 5.5 përqind e GDP. Per kete arsye shifra totale e investimeve te kryera në ekonomi, si nga biznesi edhe nga qeveria, se bashku, sipas FMN-se do të ulet në 2010 me 7.1 për qind krahasuar me dy vite më parë.