Telegrafi

Thellohet kriza në “Volvo”

Sipas televizionit suedez, si pasojë e masave të reja të kursimit që tani përgatiten me koncesionerin, mund të pritet gjysmimi i prodhimeve në fabrikën e automobilave të "Volvo"-s në Geteborg.

Planet për prodhimtarinë e 300.000 mijë automobilave në vit tani priten të ulet prodhimtaria në 150.000 automobila në vitin e ardhshëm.

Probleme kryesor në "Volvo" janë keqësimi i parashikimeve për rritjen e shitjes së automobilave në tregun e SHBA-së. Në pjesën e parë të vitit "Volvo" ka shënuar humbje prej rreth 250 milionë dollarë.

Prej fillimit të vitit "Volvo" e ka zvogëluar personelin e vet me 3.400 të punësuar, duke i përfshirë edhe personat e pensionuar.