Në mungesë të ushqimit, ushtarët e Koresë së Veriut janë duke i “terrorizuar” banorët e zonave rurale duke ua plaçkitur fermat.
Madje ata kanë një mision të cilin ua kanë caktuar zyrtarët e lartë shtetëror, që të kalojnë kohë në fusha të misrit për të siguruar ushqim, transmeton Telegrafi.
Kriza që ka kapluar banorët e zonave rurale vjen si rezultat i vendimit të Pyongyang që të mos financojë më shujtat për ushtarët, me qëllim që paratë e kursyera t’i investojnë në zhvillimin e programit bërthamor.
[Photo] Soldiers granted leave to find foodhttps://t.co/TwXA3F7bUe #NorthKorea #DailyNK #InsideNorthKorea #Korea pic.twitter.com/85C12dfdCF
— The Daily NK (@The_Daily_NK) January 2, 2018
Ushtarëve u është thënë se duhet të bëjnë gjithçka që t’ia sigurojnë vetes ushqimin. E përditshmja jugkoreane Daily NK, ka publikuar fotografinë ku shihen ushtarët në fusha të misrit. Ndërkaq në korrik të vitit të kaluar ishte raportuar se Pyongyang kishte lejuar ushtarët që të vjedhin misër nga fshatarët.
“Kapitenët e dinë më mirë se kushdo tjetër që duhet t’i ushqejnë ushtarët e tyre nëse dëshirojnë të mbajnë në maksimum moralin e tyre”, ka deklaruar një burim i paemëruar nga provinca veriore Ryangang.
Gjithashtu raportohet se fshatarët ishin urdhëruar të mbledhin oriz për ushtarët. /Telegrafi/