Telegrafi

Thellohet kriza ekonomike në Azi e Europë

Ekonomia kineze
Të dhënat e fundit nga Kina flasin për një ngadalësim të shpejtë të rritjes së industrisë së vendit. Kjo shihet si shenjë e pakësimit të energjive të ekonomisë kineze.

Muajin e kaluar prodhimi industrial u rrit me 5.4 për qind, më pak se 1/3 e rritjes së shënuar vitin e kaluar. Shpejtësia e rënies ekonomike ka shtuar frikën për rritjen e papunësisë dhe uljen e shpenzimeve të konsumatorëve.

Qeveria kineze ka paralajmëruar për mungesë stabiliteti dhe u ka kërkuar punëdhënësve të mos mbyllin vende pune.

Ekonomia japoneze

Teksa Japonia po bie në recesion, një sondazh i ri tregon se në radhët e prodhuesve më të mëdhenj të vendit, besimi ka rënë në nivelin më të ulët në 30 vitet e fundit.

Sondazhi me ndikim në Japoni, Tankan, bazohet në mënyrën se si e parashikojnë kompanitë të ardhmen e tyre afatshkurtër. Një korrespondent i BBC-së në Tokio thotë se tipari dallues tani është pesimizmi.