Telegrafi

Thellohet kriza e lëndimeve tek Man United, “Djajtë e Kuq” humbasin edhe dy lojtarë tjerë

Nuk mjaftoi forma e luhatshme në rezultate e tani Manchester United po përballet edhe me një ‘krizë’ të lëndimeve.

Christian Eriksen tashmë është raportuar se do të jetë jashtë fushave për një muaj, ndërsa Rasmus Hojlund është në një garë me kohën për të qenë në dispozicion për ndeshjen jetike të Manchester United në Ligën e Kampionëve ndaj Galatasaray në pak më shumë se dy javë.

Hojlund u zëvendësua në minutën e 78-të në fitoren me rezultat 1-0 të United ndaj Luton të shtunën dhe Eriksen u largua pak para pjesës së parë me një problem në gju, ndërsa Hojlund me një problem muskulor, lëndime që detyruan tërheqjen e të dy lojtarëve nga skuadra e Danimarkës të hënën.

Lexo po ashtu Ish-lojtari i Man United harron se nuk luan më për “Djajtë e Kuq” dhe futet gabimisht në zhveshtoren e tyre

Hojlund me shumë gjasë do të humbasë sfidën ndaj Evertonit pas pushimit me kombëtare.

Tek United po shpresojnë që sulmuesi danez të rikthehej para fundit të muajit, por trajneri Erik ten Hag tani ‘do të lutet’ që ta ketë në dispozicion golashënuesin e tij kryesor për udhëtimin në Stamboll me 29 nëntor.

United ka humbur tre nga katër ndeshjet e para në Grupin A dhe do të eliminohet nga Liga e Kampionëve në rast se mposhtet nga kampionët e Turqisë.

Lexo po ashtu Superkompjuteri parashikon tabelën e Ligës Premier: Man United me përfundimin më të keq në 30 vitet e fundit

Kujtojmë se tekniku holandez momentalisht nuk mund të llogarisë në shërbimet e Luke Shaw, Lisandro Martinez, Jonny Evans,Tyrell Malacia dhe Casemiro./Telegrafi/