Site icon Telegrafi

Thellohet kriza e Arsenalit, Topçinjtë mposhten edhe nga Evertoni

Evertoni ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 ndaj Arsenalit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Ligën Premier.

Arsenali nuk ka arritur të këndellet as pak udhëtimit në Goodison Park pasi është mposhtur edhe nga Evertoni.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët shënuan dy gola për dallim nga një i mysafirëve.

Vendasit arritën të gjejnë golin në minutën e 22-të dhe ishte mbrojtësi Rob Holding, i cili shënoi autogol për epërsinë e Everonit 1-0.

Arsenali arriti të kthehet në lojë në minutën e 35-të duke shënuar me anë të Nicolas Pepe nga penalltia për 1-1, por Yerry Mina (45’) shënoi me kokë për të çuar ekipin e tij në pushim me epërsi 2-1.

Në pjesën e dytë, Arsenali ishte diçka më e mirë duke krijuar më shumë në kërkim të golit të barazimit.

Megjithatë, edhe pas disa rasteve të rrezikshme portat mbeten të paprekura dhe Evertoni fitoi në fund me rezultat 2-1.

Pas kësaj fitore, Evertoni e sheh veten në pozitën e dytë me 26 pikë, ndërsa Topçinjtë renditet në vendin e 15-të me 14 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Toffes udhëtojnë te Sheffield United, ndërsa Arsenali i pret rivalët e urryer lokal, Chelsean. /Telegrafi/

https://twitter.com/D9INE_FOREVER32/status/1340361766513995776

 

 

Exit mobile version