Telegrafi

Thellohet kriza e Arsenalit, Ozil dhe Mertesacker patën përplasje verbale pas humbjes nga Brighton

Ndihmës-trajneri i Arsenalit, Per Mertesacker u pa në përplasje verbale me yllin gjerman, Mesut Ozil, në fund të humbjes së mbrëmshme ndaj Brighton.

Arsenali u mposht befasisht në shtëpi nga Brighton me rezultat 2-1 duke thelluar edhe më shumë krizën.

Humbja do të thotë që Arsenali është në formën e tyre më të dobët në 42 vitet e fundit dhe dyshja gjermane nuk ishin qartë të lumtur për këtë.

Lexo po ashtu Arsenali vazhdon me rezultate negative, mposhtet nga Brighton

Me këtë humbje do të thotë që Topçinjtë nuk kanë fituar në nëntë takime dhe herën e fundit që që shkuan dhjetë ndeshje pa fitore ishte në mars të vitit 1977.

Kjo situatë ka bërë që të ketë tensione te vendasit nga Emirates, me Ozil dhe Mertesacker që u munduan t’i zgjedhin ndryshe gjërat.

Ndjenja e zemërimit ishte qartazi e tepërt për Ozilin, pasi ai u pa duke bërtitur dhe duke bërë gjeste ndaj ish-shokut të tij të ekipit dhe kombëtares gjermane. /Telegrafi/