Telegrafi

Thellohet deficiti tregtar në vend

Sipas të dhënave të Entit Statistikor të Kosovës, deficiti tregtar prej 140.0 milionë eurosh krahasuar me muajin prill të vitit të kaluar ka shënuar rritje prej 10.8 milionë euro, ndërkaq mbulueshmëria po gjatë muajit prill të këtij viti ishte vetëm 6.7 %.

Eksporti në muajin prill të këtij viti kishte vlerën 10 milionë euro, ndërsa importi 150,1 milion euro, që llogaritet të jetë një rënie prej 43.6% për eksport dhe 2.1% për import, krahasuar me prillin e vitit 2008.

Bazuar në të njëjtat të dhëna të ESK-së, në muajin prill të këtij viti përqindja më e madhe e eksportit ishte në Itali me 28.8%, pastaj Shqipëri 14.5%, në Zvicërr 11.9%, ndërsa në Maqedoni 11.5%.

Ndërsa sa i përket importit përqindja më e madhe ishte nga Maqedonia me 16.3%, pasuar nga Gjermania me 12.4%, Serbia-11.7%, Turqia 9.0% dhe Kina 6.3%.

Në po të njëjten periudhë kohore Bashkimi Evropian ka bërë pjesë me në importin e vendit tone me 37.9%, ndërsa në eksport me 42.8%. /Telegrafi/