Telegrafi

Thellohet deficiti tregtar në Shqipëri

Në muajin shtator u eksportuan 10.562 milionë lekë mallra, me rritje 36.4 për qind në krahasim me muajin gusht të 2008-ës dhe rritje me 27 për qind në krahasim me muajin shtator 2007.

Ndërkohë u importuan 36.425 mln lekë mallra me rritje 2.5 për qind në krahasim me muajin gusht 2008 dhe rritje 6.9 për qind në krahasim me muajin shtator të 2007-ës.

Sipas INSTAT, deficiti tregtar i këtij muaji është 25.863 mln lekë, duke shënuar një ulje prej 7 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 0.4 për qind krahasuar me muajin respektiv të vitit 2007.

Tregtia me vendet e Bashkimit Evropian zuri 66.7 për qind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia.

Me Italinë eksporti është 65 për qind dhe importi 26.9 për qind, kurse me Greqinë eksporti është 7.5 për qind dhe importi 16.4 për qind.