Princi Sulltan bin Selman bin Abdulaziz AlSaud, realizoi takim zyrtar me ambasadorin e ri të Maqedonisë në Arabinë Saudite, Abdulkadar Memedi. Ky është takimi i parë i këtij lloji, në të cilin ambasadori Memedi është pritur me nderime të larta nga ana e Arabisë Saudite, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë këtij takimi është biseduar për thellimin e bashkëpunimit dypalësh mes Maqedonisë dhe Arabisë Saudite, në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, ku theks i veçantë u vendos në bashkëpunimin ekonomik./Telegrafi/