Telegrafi

Thellohet bashkëpunimi SHBA-Kosovë në shëndetësi

Gjatë këtij qëndrimi në Kosovë, dr. Hirsh, do të takohet me ministrin e Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Alush Gashi, dhe do të vizitojë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe disa spitale dhe qendra të tjera shëndetësore në Kosovë si në Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren dhe Ferizaj.

Dr. Hirsh do të sjell me vete gjatë kësaj vizite dhe trajnimi të radiologëve edhe dy aparatura moderne të mamografisë, ndërsa në varësi të vlerësimeve që do të bëjë ai për aftësitë dhe nevojat e radiologëve kosovarë, me të cilët do të mbajë disa trajnime, do të vendos nëse në Kosovë, do të mund të nis që në fillim të vitit që vjen projekti afatgjatë për aftësimin e vazhduar të radiologëve në përvetësimin e teknikave të leximit të mamografive.

Ardhja e profesor Hirsh në Kosovë, është rezultat i bashkëpunimit të mirë të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe në fushën e mjekësisë, ndërsa koincidon me kohën kur Kosova po finalizon praktikisht njërën prej hallkave të trajtimit të pacientëve me kancer- radioterapinë, e cila pritet të futet në funksion, me përurimin e Institutit të Onkologjisë, që është në finalizim e sipër.
Richard Hirsh është emër eminent në radiologjinë amerikane dhe fitues i shumë çmimeve prestigjioze për të arritura në mjekësi./Telegrafi/