Telegrafi

Thellohet bashkëpunimi në mes gjeodetëve të Kosovës dhe Shqipërisë

Shoqata e gjeodetëve të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, janë takuar të shtunën me ç’rast diskutuan për bashkëpunimin në fushën e gjeodozisë dhe unifikimit të procedurave, projekteve dhe fjalorit teknik në këtë fushë.

Dy shoqatat përkatëse me këtë rast prezantuan strukturën, aktivitetet e deritanishme, si dhe strategjinë e ardhshme për SHGJK-në.

Pas diskutimeve të dyanshme, u miratua edhe Kodi i përbashkët i Etikës, si dhe u dakorduan që të themelojnë një këshill koordinues në mes dy shoqatave.

Të dy shoqatat kërkuan ndihmën e ministrive përkatëse për të themeluar odat e shoqatave të gjeodetëve, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. /Telegrafi/