Më 21 janar të vitit 2019, fluturimi i Emiliano Sala u zhduk mbi Kanalin Anglez ndërsa ai ishte rrugës për të nënshkruar për Cardiff City nga Nantes.
Përfundimisht mbetjet e avionit u gjetën në deti, duke përfshirë ato të kapitenit të fluturimit dhe futbollistit argjentinas.
Kjo mbetet një nga tragjeditë më të mëdha që ka ndodhur në futboll gjatë viteve të fundit, dhe tashmë janë zbuluar detaje të reja nga kjo tragjedi.
Sipas The Mirror, Sala vuajti nga helmimi me monoksid karboni përpara se të vdiste në aksident, sipas gjetjeve të bëra nga doktori i njohur Basil Purdue.
Siç vë në dukje Purdue, Sala ka qenë “thellësisht i pavetëdijshëm” në pikën e përplasjes me detin, përpara se të vazhdonte të shtonte se testet toksikologjike në mostrat e gjakut të 28-vjeçarit treguan një nivel të ngopjes së gjakut me monoksid karboni prej 58 për qind, të cilën e cilësoi si “helmim i rëndë”.
Blood tests taken from the body of Emiliano Sala showed he been overcome by toxic carbon monoxide poisoning prior to his death in a plane crash, an inquest heard.
— Sky Sports News (@SkySportsNews) February 22, 2022
Çfarë ka ndodhur me Emiliano Sala?
Cardiff City nënshkroi Salan nga skuadra franceze Nantes më 19 janar 2019 dhe i dha nënshkrimit të tyre të ri mundësinë për t’u thënë lamtumirë shokëve të tij përpara se të bashkohej me skuadrën e atëhershme të Ligës Premier.
Argjentinasi mori një avion privat për në Uells më 21 janar, por fluturimi doli nga radari vetëm 20 kilometra në veri të Guernsey dhe pikërisht në atë moment filloi shqetësimi.
Më pas filloi një kërkim për aeroplanin, me mbetjet e gjetura fillimisht më 30 janar përpara se të gjitha mbetjet të gjendeshin në shtratin e detit të Kanalit Anglez më 3 shkurt.
Më 4 shkurt grupet e kërkimit gjetën trupin e pilotit dhe më 6 shkurt gjetën një trup tjetër që më vonë u konfirmua se ishte i argjentinasit Emiliano Sala.
Sala u varros në Progreso, Santa Fe, Argjentinë më 16 shkurt. Ai ishte 28 vjeç kur vdiq dhe vdekja e tij shokoi boten e futbollit me shumë klube dhe lojtarë që u solidarizuan. /Telegrafi/