Edhe një këngë e re i është bashkuar një numri të madh të projekteve që kanë ardhur kohët e fundit.
Radhën si duket e kishte këngëtarja Flaka Krelani, e cila ka sjell këngën më të re për fansat dhe dashamirët e muzikës.
“Thell”, titullohet kënga më e re e zeshkanes, të cilën nuk e ka shoqëruar me ndonjë video.
“Një prej këngëve të mia të preferuara… Kur të flet shpirti e mendja, zemra e zëri… me disa ilustrime aty këtu, e nganjëherë edhe pa dorëza, kjo po që është fuqi e Artit!”, ka shkruar ajo në Instagram.
Tekstin dhe melodinë e ka shkruar vetë bukuroshja gjakovare, e cila njihet edhe si tekstshkruese e mirë.
Producent i këngës është XHODB derisa për videon është përkujdesur Drilon Pantina dhe është regjistruar në studion “J2L Records”.
Ndryshe, Krelani ka paralajmëruar edhe disa këngë të tjera që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/