Atletja Thea LaFond fitoi medaljen e artë në kërcimin me tre hapa në Lojërat Olimpike në Paris 2024 dhe kështu shkroi historinë e shtetit të saj të vogël Dominikës.
Dominika është një vend i vogël në Karaibe me vetëm 72,000 banorë, megjithatë LaFond arriti t’i sjellë atij vendi të vogël medaljen e parë olimpike në historinë e tij dhe atë të artë.
Raundi i dytë i garës doli të ishte çelësi, në të cilin LaFond u hodh në 15.02 metra, kërcim i shkëlqyer, që i siguroi asaj medaljen e artë.
“Kjo është për ju”, deklaroi Thea LaFond kur ajo festoi suksesin e saj, duke ia dedikuar vendit nga vjen.
Në të njëjtën seri, xhamajkania Shanieka Ricketts kërceu në 14.87 metra, që i mjaftoi asaj për medaljen e argjendtë, ndërsa amerikania Jasmine Moore u hodh në 14.67 metra për bronzin.
Viral janë bërë edhe pamjet emocionuese ku tregojnë momentin kur vëllai i Thea LaFond zbuloi se motra e tij shkroi histori për Dominikën ndërsa ishte në fushë me ekipin e futbollit të Navy Midshipmen.
The moment when you find out your sister won a gold medal at the Olympics!
Congratulations Thea LaFond!#GoNavy | #RollGoats pic.twitter.com/38p4NGpsXK
— Navy Football (@NavyFB) August 3, 2024
Chreign LaFond, një mbrojtës në futbollin amerikan, u rrethua nga stafi dhe shokët e skuadrës teksa iu dha lajmi i mirë. /Telegrafi/