Telegrafi

The Voice, përcaktohen finalistët

 Në secilën skuadër kishin mbetur nga dy kandidatë dhe secili prej tyre këndoi nga një këngë individualisht, duke përfshirë dhe një duet të një kënge në gjuhën shqipe.

Alma, Miriami, Eltoni dhe Sidriti vendosën që Venera, Matej, Jozefina dhe Mjellma të jenë pjesë e finales së madhe.

Vlen të përmendet se Lindi Islami, djaloshi jashtëzakonisht i talentuar nga Peja nuk u kualifikua në finale, ashtu sikurse Dino, të dy këta të konsideruar nga shumë si favoritë.

Finalja e madhe e The Voice of Albania mbahet sot një javë, pra të premtën e ardhshme në ora 20:45. /Telegrafi/