Telegrafi

The Reds, paqe me Cityn

Ndeshja ishte shumë e bukur dhe me shumë gola. City e kishte dominimin në filliim të sfidës dhe madje edhe epërsinë.

Edin Dzeko u gjend më së miri në zonë pas një harkimi të ulët nga James Milner për të shënuar për 1-0 dhe epërsinë e Cityt.

Në vazhdim Liverpooli bëri përpjekje që me depërtime të Suarez të thyejë mbrojtjen vendase, por këtë me instinktin e tij vrasës e bëri Daniel Sturridge, me një eurogol nga 30 metra.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë e jashtëzakonshme dhe tejet dinamike. Në njërën anë City, e në anën tjetër Liverpooli tentuan që të realizonin dhe këta të fundit u treguan më efektiv.

Një top të dëbuar nga zona e Cityt për mrekulli e ndali kapiteni legjendar, Steven Gerrard, i cili me një gjysmë-volej e bëri të flas vet me vete portierin Joe Hart për 2-1 dhe epërsinë e mysafirëve.

Në vazhdim kur Liverpooli ishte pranë fitores, Sergio Aguero nga një kënd i vdekur realizon në golin e Liverpoolit pas një pakujdesie nga Pepe Reina për 2-2 (78’) dhe rezultatin përfundimtar.

Manchester City bën një hap prapa në luftën për titull, duke humbur terren me liderin United, që tani është nëntë pikë përpara. Liverpooli ka 36 pikë pas këtij takimi dhe është nëntë pikë larg vendit të katërt që e mban Tottenhami. /Telegrafi/