Site icon Telegrafi

The Pimpsons, ana tjetër e politikës kosovare

Por aktorët kryesor të politikës kosovare në serinë kreative “The Pimpsons”, të publikuar ekskluzivisht në rrjetet sociale si Facebook e Twitter, vijnë në një format të stripit dhe shumë të ndjekur nga publiku.

“The Pimpsons” është një serial vizatimor i shprehur me humor të zi, ku ata që janë pjesë e këtij reality shou “vuajnë” mjaft shumë nga dora dhe mendja kreative e autorit të këtij seriali, i cili në shenjë pakënaqësie ndaj ngjarjeve ditore politike, ka zgjedhur që t’i përqesh ata që merren me politikë në Kosovë.

Personazhet kryesore të “The Pimpsons” janë liderët e partive politike, përkatësisht kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i opozitës, Isa Mustafa, Presidentja, Atifete Jahjaga, Albin Kurti, Shpend Ahmeti, ambasadori amerikan, Christopher Dell, Arben Gashi, Azem Syla, zëvendësi i ambasadorit amerikan, Michael Murphy, Vlora Çitaku, Edita Tahiri, Ahmet Shala, ish-presidenti Behgjet Pacolli, dhe personazhet tjera të politikës, si Mimoza Kusari, Blerand Stavileci, Sabri Hamiti, Qëndrim Gashi, Ilir Deda e Berat Buzhala.

Mirëpo, e veçanta e çdo episodi të paraqitur në baza ditore janë anëtarët  e rinj që “gatuhen” brenda ditës si dhe gjuha që ata përdorin brenda serialit.

Në versionet e publikuara deri më tash, Hashim Thaçi duket të jetë më i afërt me ambasadorin Dell, ndërsa Mimoza Kusari e njohur si Limoza, i bindet shefit të saj, Behgjet Pacollit, dhe në anën tjetër paraqet kërkesa të cilat “shefi” ia plotëson asaj.

Dy prej temave të cilat më së shumti zënë vend në “The Pimpsons” janë shkuarja e politikanëve të Kosovës në Bansko të Bullgarisë për ta përpiluar planin për zhvillim ekonomik, si dhe dhembjet që liderët e partive i vuajnë nga prurjet e reja në politikë.

 

 

Autori i këtij stripi e përshkruan krijimin e tij humoristik, si një “parodi e programit te famshëm televiziv amerikan, e cila përshkruan gjendjen aktuale politike në Kosovë, akterë kryesorë të së cilës janë personazhet dhe vakitë e tyre”, ndërsa premton se në ditët në vijim, temat dhe personazhet e reja do t’i servohen publikut, i cili kërkon diçka të tillë.

Në rast se nuk keni arritur ta kuptoni se për çka është fjala, dhe çka po ndodh në familjen e “The Pimpsons” atëherë klikoni në adresën e tyre në Facebook, përaktësisht në www.facebook.com/pimpsons / Telegrafi /
 

Exit mobile version