Historia e tillë sivjet hap edicionin e katërt të festivalit Rolling Film Festival. “The Kid” është filmi i parë i metrazhit të gjatë i legjendës Charlie Chaplin, një nga sukseset e tij më të mëdha.
“The kid” ose “Fëmija”, është një komedi-dramë e zhanrit të qetë filmik dhe asokohe ka fituar mbi 2.5 milionë dollar nga arkat botërore.
Rolling Film Festival fillon sot (e diel), prej orës 20:00, dhe do të zgjas deri më 21 tetor në Teatrin Kombëtar ndërsa nga 22-23 tetor në Teatrin Oda në kryeqytet.
Në festival, midis tjerash, do të marrin pjesë edhe Karin Bergner – regjisore e dokumentarit mbi jetën e Ceika Stojkas – austriakes rome që prezantoi kulturën rome nëpër botë, apo edhe Laurent Malone –regjisor i filmit “Silent”. Malone është një përzierje mes një udhëtari nëpër qytete të ndryshme dhe një njeriu me botë brenda vetes. Në fotografitë e tij, vend të rëndësishëm zë vetë ecja. /KP/