Telegrafi

The Guardian: Shqipëria do t’i kërkojë ndihmë FMN-së

Në një shkrim të të përditshmes britanike, “The Guardian” të cituar më pas nga Reuters shkruhet se Shqipëria, një vend i izoluar, do të përballet me krizen ekonomike dhe qytetarët e këtij vendi të intervistuar nga gazetarët e kësaj të përditshmeje shprehen se rritja ekonomike në këtë vend ish-komunist aktualisht është ndalur.

“Qeveria ka shpenzuar para në ndërtimin e rrugëve dhe kostot e larta mund të shtyjnë qeverinë e re të kërkoje ndihmën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ashtu siç ka bërë Serbia dhe Bosnja gjatë këtyre muajve të fundit.

“Sigurisht, po të isha pjesë e qeverisë së re, do të kërkoja ndihmën e FMN-së”, shprehet një zyrtar ndërkombëtar i kontaktuar nga gazeta ndërsa shton se edhe nëse kryeministri Berisha merr një mandat të dytë qeverisjeje, ata do të kërkojnë FMN-në”.

Sipas ekonomistit Austriak të Institutit për Studime Ndërkombëtare ne Vjene, Mario Holzner, parashikimet e qeverisë shqiptare për një rritje ekonomike me shumë se 4 përqind, janë false, por të kuptueshme, meqenëse vendi ndodhet në fushatë elektorale.

Situata ekonomike në vend dallohet qartë teksa interviston një banor që e fiton jetesën, duke shitur hekurishtet e nxjerra nga bunkerët e ndërtuara gjatë komunizmit. “Koha kalon dhe situata përkeqësohet” shprehet qytetari Asllan Saliu i cili fiton pesë euro në ditë për tetë ore pune. /balkanweb/