Telegrafi

The Guardian: Beogradi ka hapur një front të rrezikshëm në Ballkan

“Qeveria e Koshtunicës, sipas të gjitha gjasave, ka vendosur që sërish të luajë në ‘kartën e boshnjake’ dhe të tërheq paralele ndërmjet entitetit serb në Bosnje dhe Kosovës”, thuhet në komentin e kësaj gazete.

Serbia, sipas kësaj gazete, i ka shpallur Kosovën dhe Republikën serbe si interesat kryesorë kombëtar “më një mani frikësuese, të njohur nga koha e Sllobodan Millosheviqit” dhe në këtë mënyrë “ia ka futur gishtin në sy botës” dhe ka nxitur krizë në marrëdhëniet e saj me perëndimin.

Megjithatë, përkundër këtyre manipulimeve të rrezikshme politike të Beogradit, kjo gazetë konstaton se, Britania dhe Francë, në krye me SHBA-të, edhe me çmimin e pasojave të mundshme, veprojnë të vendosura në qëllimin e tyre që ta njohin pavarësinë e Kosovës deri në Vitin e Ri, duke mos marrë për bazë dëshirat e Beogradit, as përkrahjen ruse e greke ndaj pushtetit serb, rreth statusit të Kosovës.