Telegrafi

The Economist: Çështja Bllaca nuk i ndihmon Kosovës në GJND

“Serbia është duke festuar një vendim të konfirmuar të hënën që ka anuluar nevojën për vizë për shtete të Shengenit për serbët, maqedonët dhe malazezët”, thuhet në revistë.

Duke përshkruar atmosferën në Kosovë revista thotë: “Kosovarët nuk kanë çka të festojnë. Lajmet e tyre janë të mbushura me tregimin rreth arrestimit nga ndërkombëtarët të një njeriu i cili pohon se ka marrë pjesë në 17 vrasje, tentimvrasje, rrahje në emër të një agjencie të dyshimtë të inteligjencës të lidhur me kryeministrin Hashim Thaçi.

"Duket se viktimat kanë qenë anëtarë të një partie tjetër, që tashti është në koalicion me partinë e Thaçit. PDK-ja i mohon akuzat duke thënë se ato janë të motivuara politikisht. Z. Thaçi thotë se kushdo që është përgjegjës duhet të sillet para drejtësisë. Edhr pse kjo nuk ka të bëjë asgjë me rastin para GJND-së, akuzat e tilla, të vërteta apo të rrejshme nuk e ndihmojnë çështjen e Kosovës”, thuhet në revistë.