Site icon Telegrafi

The Banker: RBI Banka e vitit 2014

Revista e njohur e Financial Times LTD, The Banker ka ndarë çmimin si “Banka e vitit në Evropën Qëndore dhe Lindore” për Raiffeisen Bank International AG (RBI). Por ky nuk ishte çmimi i vetëm që pranoi RBI. Çmimin si „Banka e vitit 2014“ në shtetet ku veprojnë e morën edhe pesë banka të rrjetit të RBI duke përfshirë edhe Bankën Raiffeisen në Kosovë.

Pas çmimit të The Banker, RBI këtë vit sërish arrin të marrë katër çmimet kryesore të cilat revistat e njohura ndërkombëtare ua ndajnë bankave për pozicionim strategjik, performancë dhe ofertë të produkteve dhe shërbimeve për klientët privat dhe korporata në Evropën Qëndore dhe Lindore: në prill 2014, RBI ka pranuar për herën e dhjetë çmimin: “Banka më e mirë në Evropën Qëndrore dhe Lindore” nga Global Finance. EMEA Finance e ka vlerësuar RBI si “Banka më e mirë në Evropën në CEE & CIS“ për herën e gjashtë në muajin maj të këtij viti. Ndërsa Euromoney dhe The Banker ndan çmimet për RBI si “Banka më e mirë në Evropën Qëndrore dhe Lindore” dhe “Banka e vitit në Evropën Qëndrore dhe Lindore” për herën e tetë radhazi.

“Duke qenë të vlerësuar me këto katër çmime të njohura në industrinë bankare në kohën kur bankat po ballafaqohen me sfida të mëdha tregon se ne po veprojmë në tregjet e duhura dhe dhe me strategji përkatëse. Unë sinqerisht i falënderoj punonjësit tanë të cilët me përkushtimin dhe njohuritë e tyre mundësuan që banka jonë të marrë këto çmime”, tha Karl Sevelda, drejtor ekzekutiv i RBI.

Ndërsa për Bankën Raiffeisen në Kosovë, çmimi si „Banka e vitit 2014“ nga The Banker është çmimi i tretë që Banka Raiffeisen e pranon për performancën e saj në Kosovë gjatë vitit 2014. Dy vlerësimet tjera si Banka më e mirë në Kosovë për vitin 2014, Banka Raiffeisen i ka pranuar nga Global Finance dhe nga Euromoney.

Bankat tjera të RBI që morën vlerësimin „Banka e vitit 2014“ në tregjet ku veprojnë janë: Bosna dhe Hercegovina, Kroacia, Rumania dhe Serbia. Këto çmime janë ndarë në një ceremoni të organizuar në Londër me 27 nëntor 2014. /Telegrafi/

Exit mobile version