Ylli francez i Olimpique Marseille, Florian Thauvin ka përfunduar në radarin e Bayern Munichut.
Franck Ribery është afër përfundimit të kontratës së tij me Bavarezët dhe gjatë verës shumë lehtë mund të largohet nga gjiganti gjerman.
Drejtuesit e klubit nuk po qëndrojnë duarkryq dhe janë vënë në kërkim të zëvendësuesit të tij.
Sipas mediumit Ouest France, Bayerni është duke e shikuar talentin francez, Thauvin si një opsion ideal për të zëvendësuar Riberyn.
Klubi gjerman kishte ‘rrëmbyer’ edhe Riberyn nga Marseille në vitin 2007 dhe shpresojnë ta kenë fatin e njëjtë edhe me Thauvin.
Megjithatë, transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë pasi skuadra franceze kërkon shumë për yllin e saj.
Sulmuesi anësor, i cili mund të luaj edhe si sulmues i dytë, vlerësohet plot 80 milionë euro nga Marseille.
Në sezonin e fundit, Thauvin kishte shënuar 22 gola nga 34 paraqitje në Ligue 1, ndërsa këtë sezon ka pesë gola nga pesë paraqitje. /Telegrafi/