Telegrafi

Thatësirat dhe keqpërdorimet, KRU ‘Hidrodrini’ shton orarin zonal të reduktimeve në Pejë

Rezultat i thatësirave, mungesës së rreshjeve dhe keqpërdorimit të ujit nga disa konsumatorë, KRU ‘Hiodrodrini’, ka njoftuar pasdite se Njësia Operative e Pejës, është detyruar që të shtojë oraret e reduktimeve të ujit si dhe të zgjerojë hartën e reduktimeve.

Më poshtë mund të gjeni oraret përkatëse.

Nga 26.07.2022, do të aplikohet orar i ri zonal të reduktimeve të ujit në rajonin e komunës së Pejës.

Nga ora 18:00 deri në ora 06:00 Reduktimeve i nënshtrohen:

B.T. Dardania 3, dhe fshatrat; Orashje, Gorazhdevc, Kerstovc, Babiq, Millovanc, Poqestë, Qyshk, Zahaq, Llabjan, Nakell, Pavlan, Nabergjan, Terstenik, Treboviq, Lutogllav, Ramun, Bllagajë, Ruhot, Leshan, Kliqinë dhe Sverkë.

Nga ora 06:00 deri në ora 18:00 Reduktimeve i nënshtrohen:

Katet e larta banesore (4, 5 dhe 6) në Bashkësitë Territoriale;

Haxhi Zeka, Rrokaqielli, Dardania II, Xhemajl Kada dhe Kristali

dhe fshatrat; Loxhë, Vitomiricë: Rajoni 1, 2 dhe 3 si dhe rruga Mulla Zekë Bërdyna.

Uji është jetë, ta ruajmë dhe ta përdorim racionalisht.

Orari i reduktimeve dhe rajoneve mbetet në fuqi deri në një tjetër vendim.”-thuhet në komunikatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi/