Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid ‘ende flasin’ dhe ‘kalojnë kohë’ së bashku, por modelja nuk ka ndërmend të marrë ndonjë hap tjetër në lidhje me këtë.
Fituesi i “Oscar”-it, 48 vjeç, i cili ditë më parë u fotografua me modelen Vittoria Ceretti, ndezi për herë të parë thashethemet romantike me Hadid, 28 vjeçe, gati një vit më parë në shtator 2022.
Edhe pse dyshja janë parë duke u shoqëruar shumë herë në të kaluarën, një burim i tha Us Weekly: “Leo dhe Gigi ende flasin me raste dhe ata e shohin njëri-tjetrin mjaft shpesh sepse udhëtojnë në rrethe të ngjashme miqsh”.
“Ata e respektojnë njëri-tjetrin dhe argëtohen kur janë bashkë, por nuk është diçka më shumë”, ka treguar më tej burimi.
“Ajo është më se e lumtur duke jetuar si beqare dhe duke u fokusuar te vajza dhe karriera e saj”.
Ylli ndan dy vjeçaren, Khai, me ish-anëtarin e “One Direction”, Zayn Malik.
Çifti i përfolur fillimisht nxiti spekulimet për romancë pasi morën pjesë në një festë pas Javës së Modës në New York në shtator 2022.
Disa muaj më vonë në nëntor, DiCaprio dhe Hadid shijuan darkën së bashku në Big Apple.
Kjo vjen pas romancës katërvjeçare të Leonardos me modelen e famshme, Camila Morrone.
Megjithatë, pritet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhë raporti i tyre. /Telgrafi/