Një shaka e ‘pa kripë’ po qarkullon në rrjetet sociale këto ditë – disa përdorues shkruajnë se Elon Musk ka ndërruar jetë.
Le të themi së pari një gjë mjaft të qartë – Elon Musk është gjallë.
Tani që e kemi zgjidhur atë, le të sqarojmë pak për çfarë saktësisht bëhet fjalë.
Për ndonjë arsye të panjohur, përdoruesit e Twitter po ndajnë postime se si themeluesi i Tesla dhe SpaceX thuhet se ka vdekur, me të gjitha hashtags “#RIPElon”, transmeton Telegrafi.
#RipElon 2021 is already worse. pic.twitter.com/TjdLQ3wWPP
— I love Israel🇮🇱🇮🇱🇮🇱 (@IsraelLover1000) March 5, 2021
“Troll” i parë për të publikuar këtë postoi një screenshot të rremë që duket si titulli nga një portal i huaj “Elon Musk vdiq në moshën 49 vjeç pas shpërthimit të baterisë Tesla”.
Shumë prej tyre filluan të ndajnë gjëra të ngjashme.
Nuk dihet pse gënjeshtra u përhap në internet, por sigurisht që është e çmendur.
Kujtojmë se Tesla, përjetoi një rënie të çmimeve të aksioneve këtë javë – por arsyeja për këtë sigurisht nuk është ajo që thuhet. /Telegrafi/
https://twitter.com/realdonaldshlup/status/1367865241481187329?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1367865241481187329%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.b92.net%2Ftehnopolis%2Fvesti.php%3Fyyyy%3D2021mm%3D03nav_id%3D1822072