Site icon Telegrafi

Mozzik dhe Loredana do të bëhen prindër?

(Foto: Instagram/Mozzik/LoredanaZefi)

Reperi Mozzik dhe partnerja e tij, Loredana Zefi, janë në pritje të fëmijës së parë – bën të ditur Prive.

Gramoz Aliu dhe e dashura e tij thuhet se do të bëhen prindër, megjithëse nuk ka asgjë të konfirmuar.

Duke u thirrur në burime pranë çiftit, Prive ka raportuar se ata janë në pritje të fëmijës.

Pritet të shihet në ditët në vijim nëse çifti do ta konfirmojë apo mohojë këtë lajm.

Në ndërkohë, “Madam” është një prej projekteve të fundit të Mozzik që është pritur shumë mirë nga fansat e tij.

Përkundër problemeve të largimit dhe rikthimit në YouTube, kënga është bërë një hit.

Mozzik vazhdon të sjellë këngë, të cilat pëlqehen nga fansat e tij dhe e bëjnë reperin mjaft të kërkuar.

 

 

Exit mobile version