Site icon Telegrafi

Thaqi thotë se Drita nuk kishte fat ndaj Trepçës ’89

Drita ka pësuar humbje nga Trepça ’89 me rezultat minimal 1-0.

Ka qenë një ndeshje e dominuar nga skuadra gjilanase me raste, por në fund ishin vendasit që ndalën tre pikët në shtëpi.

Trajneri i Dritës, Arsim Thaqi pas ndeshjes ka thënë se skuadrës së tij i mungoi fati, pasi krijuan shumë raste shënimi.

“Në këto kushte e këto rrethana, edhe futbolli është kësisoj. Kushtet ishin të vështirësuara, nuk na lejuan të ishim ata që jemi në të vërtetë”.

“Trepça ’89 e shfrytëzoi një moment dhe shënoi gol. Ne krijuam shumë raste dhe futbolli i sjellë edhe këto gjëra. Është ndeshja e parë, dhe në ndeshjet e para nuk ka favorit”.

“I jap komplimente Trepçës ’89 për përgatitjen e fushës pasi kishte bërë maksimumin. Fusha ishte jo e nivelit më të lartë, por kjo nuk është arsyeja që pësuam në këtë ndeshje”.

“Na mungoi fati, kur topi ishte deri në vijën e portës. Momenti vendimtar ishte goli që pësuam. Ne bëmë përpjekje maksimale, por tani duhet të mendojmë për ndeshjet tjera”, theksoi Thaqi pas ndeshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version