Malisheva ia doli të fitonte 2-1 në shtëpi ndaj Prishtinës në kuadër të javës së 19-të në BKT Superligën e Kosovës.
Malishevasit e vulosën fitoren e tyre në minutat e fundit, derisa goli për mysafirët u shënua po ashtu fare në fund.
Pas ndeshjes, trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi theksoi se skuadra e tij ishte e koncentruar në ndeshje dhe fitorja i jep qetësi në vazhdim.
“Kuptohet që kur luan ndaj Prishtinës duhet të marrim masat edhe të jemi të koncentruar, kjo fitore na jep një lloj qetësi edhe motiv për me vazhdu. Kemi disa lojtarë me përvojë, shpresoj mos të biem nga liga. I uroj të dy ekipet, sidomos ekipit tonë për angazhimin dhe fitoren”, deklaroi strategu i malishevasve.
Pas kësaj fitore, Malisheva e sheh veten në pozitën e shtatë me 22 pikë, ndërsa Prishtina e pesta me 24 sosh.
Në ndeshjen e ardhshme, malishevasit luajnë në udhëtim te Ulpiana, ndërsa Prishtina e pret në shtëpi Ballkanin. /Telegrafi/