Prishtina me skuadrën nga paralagjja e Prishtinës, Hajvalinë, kërkon fitoren e katërt rresht.
Por, skuadra e Hajvalisë, edhe pse që moti është përshëndetur nga Superliga, ka ditur të befasoj bardhekaltrit.
Prandaj futbollistët bardh e kaltër do të jenë qindpërqindtë të vëmendshëm duke mos dashur t’ia lënë rastit asgjë.
Trajneri i Prishtinës, Arsim Thaqi thotë se Hajvalisë do t’i qasen me seriozitet maksimal.
“Ndeshjes me Hajvalinë padyshim që do t’i qasemi maksimalisht seriozisht, ashtu siç kemi vepruar edhe në tre ndeshjet e fundit të fituara”.
“Pra, për ne është shumë me rëndësi të arrijmë edhe fitoren e katërt rresht”, ka thënë kryetrajneri, Arsim Thaqi për faqen e klubit. /Telegrafi/