Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas ndalimit të Përfaqësueses së Kosovës në karate dhe moslejimit të hyrjes në shtetin serb.
Sot në mëngjes karateistët janë ndaluar në Merdare, ku janë kthyer pas.
Sipas presidentit Thaqi, Serbi po tenton ta përziejë politikën me sportin.
“Ndalimi i pjesëmarrjes së karateisteve kosovarë në kampionatin Evropian të karatesë për seniorë në Novi-Sad nga autoritetet e Beogradit është e papranueshme, është kundër frymës sportive dhe rregullave elementare të Federatës Ndërkombëtare të Karatesë”.
“Me sjellje të tilla, Serbia po tenton t’i politizojë edhe sportin, i cili duhet t’i bashkojë popujt dhe jo të krijojë ndarje mes tyre”, ka shkruar presidenti Thaçi.
Më herët ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. /Telegrafi/