Telegrafi

Thaqi: Jam i lumtur që Malisheva mbeti në Superligë, e merituam pasi dominuam ndeshjen

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi, ka qenë i lumtur dhe e ka vlerësuar si suksese mbetjen në elitën e futbollit kosovar edhe për një edicion tjetër.

Malisheva ka fituar ndeshjen e barazhit ndaj Vushtrrisë me rezultat 3-1.

“Normalisht që jam i kënaqur duke e ditur se ndeshjet e barazhit nuk janë të lehta për t’i udhëhequr. Dominuam në fushë dhe e kishim qetësinë”.

“E pamë edhe dallimin e madh të Superligës me Ligën e Parë. Shënuam kur është dashur dhe gjithçka shkoi mirë. Një klub që është themeluar para gjashtë vitesh ta arrijë këtë sukses, është historike sërish”.

“I uroj të gjithë që kanë dhënë kontribut për këtë klub. Uroj që ky klub të ketë nivel edhe më të lartë se që ka pasur deri tash”, ka thënë Thaqi.

Lexo po ashtu Malisheva mposht Vushtrrinë dhe siguron qëndrimin në Superligën e Kosovës

Mërgim Pefqeli shënoi dy herë, ndërsa një gol e shtoi Marc Olivier në fitoren e Malishevës./Telegrafi/