Drita ka arritur ta fitoj derbin e qytetit të Gjilanit, pasi në stadiumin me bari sintetik ka triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj rivalit loakl Gjilanit.
Një gol i Blend Baftiut në minutën e 43-të ka mjaftuar për t’i dhënë tre pikët e mëdha bardhekaltërve në luftën për titull të kampionit.
Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Arsim Thaqi ka folur për derbin e fituar, duke thënë se fitorja në derbi ka gëzim të dyfishtë.
“Ky derbi kalon përmasat e një derbi në Kosovë dhe gëzimi është i dyfishtë, pasi me fitoren në derbi ne edhe u kthyem aty ku e kemi vendin”.
“Ishim të dyja ekipet me fat në raste dhe kështu është futbolli. E rëndësishme është që fituam këtë ndeshje derbi dhe duhet të vazhdojmë tutje”.
“Nuk është e lehtë për asnjë trajner kur ndjek titullin. Por, është privilegj të jesh trajner i Dritës, skuadër e organizuar në gjitha aspektet”.
“Shpresoj që gjërat të na ecin edhe në fushë ashtu siç po shkojnë jashtë saj. Përgëzoj lojtarët për angazhimin e po ashtu edhe ndihmën që po na japin ‘Intelektualët’”, u shpreh Thaqi.
Drita tani është lider i ri në Albi Mall Superligë me 51 pikë, një më shumë se Ballkani. /Telegrafi/