Armend Thaqi, ka folur pas ndeshjes ndaj Llapit, në finale të Superkupës së Koasovës, ku skuadra e tij Ballkani fitoi.
Ai ka thënë se Ballkani nuk do të jetë i kënaqur vetëm me dalje në Evropë, pasi sipas tij, do të kërkojë përsëritjet e sukseseve të vitit të kaluar.
“Ishte ndeshje për trofe, Llapi ishte në kërkim të barazimit të rezultatit dhe normalisht se ka tensione. Por gjithçka përfundoi mirë dhe fituam me meritë”.
“Jemi kampion dhe filluam vitin me trofe. Edhe këtë vit synim është kampionati”.
“E kemi thuajse tërë ekipin e mëparshëm dhe është mëkat nëse nuk do ta fitojmë kampionatin sërish. Nuk jemi të kënaqur vetëm me dalje në Evropë”, ka thënë Thaqi.
Thaqi ishte asistues në golin që e shënoi Lumbardh Dellova, në finalen e Superkupës ndaj Llapit që u mbyll 1-0. /Telegrafi/