Site icon Telegrafi

Thaqi e Krasniqi i gëzohen triumfit të Majlindës

Kryeministri me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka uruar Majlindën dhe trajnerin Driton Kuka për këtë sukses. “Majlinda kampione e Evropës, për herë të parë në histori të Republikës së Kosovës. Lajmi më i mirë që dëgjova për ditëlindjen time. Urime Majlinda, urime Driton, urime ekipi i Kosovës!”, ka shkruar Thaçi.

Ndërsa, urimit të tij i është bashkangjitur edhe kolegu i tij, Memli Krasniqi. “Krenaria e sportit tonë, Majlinda Kelmendi, sapo u bë Kampione evropiane në xhudo. Pas dhjetëra medaljesh në të gjitha garat e mundshme ndërkombëtare, përfshirë edhe medaljen e artë në Kampionatin Botëror të vitit të kaluar, Majlinda i shtoi koleksionit të saj, por edhe të Kosovës, edhe një medalje shumë të çmuar, medaljen e artë nga Kampionati Evropian. Urime Majlinda, urime Driton Kuka, urime Federata e Xhudos se Kosovës, Urime Kosovë!”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

 

Exit mobile version